Arrestohet vitiasi, ka djegur fushën e cila paraqiste rrezik për banorët e fshatit
Viti – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë djegies se disa mbeturinave, zjarri ka dal nga kontrolli dhe ka djegur një fushë, ku kishte paraqit edhe rrezik për banorët e fshatit.
Zjarri është shuar nga zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


