Uji Dea

Ismajli: Qytetarët janë dëshmitarët më të mirë që për katër vite, asnjë projekt nuk është përfunduar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Bulevardi i Qytetit” është mashtrimi elektoral i radhës i kësaj qeverisje aktuale që vetëm projekte reale përveç në letër nuk ka ditur të bëjë për 4 vite qeverisje ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi
“Bulevardi i Qytetit” është mashtrimi elektoral i radhës i kësaj qeverisje aktuale që vetëm projekte reale përveç në letër nuk ka ditur të bëjë për 4 vite qeverisje.

Qytetarët janë dëshmitarët më të mirë që për 4 vite, asnjë projekt nuk është përfunduar. Ato që kishim lënë gati nuk i kanë prekë. Vetëm prezantime në 3D, mashtrime të kota dhe fjalë boshe të cilat kësaj radhe nuk do t’iu dhezin.

Uji Dea

Projektet e papërfunduara:

  • Stadiumi i qytetit
  • Autostrada e Anamoravës
  • Impianti i ujërave të zeza
  • Unaza e madhe e qytetit
  • Rruga e Prishtinës
  • Palestra “Bashkim Selishta”
  • Palestra në Zhegër
  • Rruga “Hamdi Kurteshi”
  • Rruga e Zabelit
  • Rruga e Kumanovës

Rrugët anë e mbanë qytetit janë katastrofë. Në shkolla mungojnë elementet bazike për mësim, dhe për skandal, administrata po zhvendoset në objekte shkollore, duke penguar nxënësit dhe mësimdhënësit.

Dështimet e qeverisjes aktuale:

  • Keqmenaxhim i financave publike
  • Mungesë transparence dhe komunikimi me qytetarët
  • Dështime në shëndetësi dhe arsim
  • Nepotizëm dhe punësime partiake
  • Bllokim i zhvillimit të PZHK-së
  • Mungesë planifikimi dhe zhvillim urban

Premtimeve boshe po ju vjen fundi! Qyteti ynë ka nevojë për veprime konkrete, për rrugë të shtruara, shkolla funksionale dhe shëndetësi që punon për njerëzit. Koha e mashtrimeve ka mbaruar. Qytetarët do të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Është koha që qyteti të ringrihet, të ecë përpara dhe të mos kthehet më pas. Zgjidhja është në duart tuaja!

BashkePerFitore

LDKPertej #BashkePerGjilan