Haliti takohet me shtabin e nëndegës së LDK-së, në Ramnishtë dhe me rininë e saj
Viti – Falënderoj nga zemra të gjithë aktivistët për përkushtimin dhe besimin. Bashkë do të vazhdojmë për një Viti më të zhvilluar dhe më të bashkuar ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Takimet me strukturat e LDK-së po vazhdojnë. Sot pata kënaqësinë të takohem me nëndegën e Ramnishtës dhe me Shtabin e Rinisë së LDK-së në Viti.
Diskutuam hapur për sfidat, idetë dhe vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen e komunës.
Rinia është energjia dhe forca lëvizëse që i jep kuptim çdo angazhimi politik e shoqëror.
Falënderoj nga zemra të gjithë aktivistët për përkushtimin dhe besimin. Bashkë do të vazhdojmë për një Viti më të zhvilluar dhe më të bashkuar./rajonipress/



