Shkelzen Gashit i ndahet çmimi për kontribut në sport nga MD-ja
Futbollistit të kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashit, sot i është ndarë çmimi për kontribut në sport nga Ministria e Diasporës.
Sulmuesi i Baselit sivjet shkëlqeu dhe ishte në një formë të lartë edhe për kombëtaren kuqezi kur realizoi golin vendimtar në ndeshjen ndaj Armenisë në fitoren 2 me 1.
Ai është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, me të cilin ka biseduar për synimin e futbollistëve të kombëtares për t’u kualifikuar në EURO 2016.
http://koha.net/?id=6&l=69014


