UBT

E neveritshme!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Sokol Haziri – Cila qeveri apo cili kryetar komune që ka sadopak ndjenjë përgjegjësie do të bënte këtë sfilatë bajate të prezantimit dhe nisjes së projekteve me rëndësi të veçantë?

Projekte të tilla, siç është Bulevardi i qytetit, është dashur të fillonin në fillim të mandatit, pas ndërmarrjes së veprimeve analitike dhe vlerësimeve nga profesionistët e fushës. Vetëm pas një procesi të tillë, në kohën e duhur, do të duhej marrë vendimi.

Si është e mundur që një qeveri në dorëheqje dhe një kryetar në fund të mandatit të ndërmarrin këto veprime?
Ku është Autostrada?
Ku është Stadiumi i Qytetit? (Si nuk ju vjen turp nga KF Drita, e cila po nderon Kosovën me rezultate?)
Ku janë hyrje-daljet e Gjilanit?
Ku është kolektori i ujërave të zeza?

UBT

Dhe shumë e shumë pyetje të tjera që kurrë nuk patën përgjigje.

Mashtrimi nuk ka brirë, por nuk është mirë të mos kuptoni se vërtet e keni tepruar. Gjilani nuk ka për të duruar tallje të tilla. Këtë, së shpejti do ta kuptoni.

Sokol Haziri
Nënkryetar i AAK-së, dega në Gjilan