Eko Higjiena

Pasi u ftua nga Sylvinho, Ardian Bajrami braktis Shqipërinë, e zgjedh Zvicrën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Federata Shqiptare e Futbolli ka njoftuar disa ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve me Gjibraltarin dhe Letoninë.

Në njoftim thuhet se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares. Bajrami ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën e për arsye dëmtimi nuk do të jetë as Ernest Muçi.

Eco Higjiena

Njoftimi i plotë:

Ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve me Gjibraltarin dhe Letoninë
? Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares. Bajrami ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën. Për arsye dëmtimi nuk do të jetë as Ernest Muçi.
ℹ️ Nisur nga mungesat, trajneri Silvinjo ka rikthyer në Kombëtare mesfushorin Enis Çokaj, ndërkohë që për herë të parë thirren sulmuesi Cristian Shpendi dhe qendërmbrojtësi Maldini Kacurri.