Dy gola ndaj Zlin, Albion Rrahmani shpallet lojtari i ndeshjes
Sparta Praga mori fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Zlin në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit çek.
Vendimtar në këtë takim për vendasit ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani, i cili shkëlqeu me dy gola të realizuar.
Rrahmani realizoi fillimisht në minutën e 31-të për t’i dhënë epërsinë Spartës prej 1-0, para se të realizonte golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij në minutën e 59-të të ndeshjes.
Për paraqitjen e tij spektakolare në këtë sfidë, Rrahmani u vlerësua me notën 9.9 nga Sofascore si lojtari më i mirë i ndeshjes.


