Rashiti: Angazhimi i Refik Ramadanit do të sjellë më shumë transparencë, inovacion dhe zhvillim
Gjilan – Refik Ramadani është kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit, me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale. Ai është ligjërues në Universitetin “Kadri Zeka” dhe njëkohësisht i angazhuar në sektorin privat, duke sjellë përvojë dhe vizion të qartë për një Gjilan modern dhe të zhvilluar ka shkruar Riad Rashiti.
Postimi i plotë:
Studimet universitare (Bachelor dhe Master) në Shkencat Kompjuterike i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Maqedonia e Veriut. Gradën Doktor i Shkencave (Dr.Sc.) e ka fituar në fushën e Metodikës së Mësimdhënies dhe Teknologjisë Informative, në Departamentin e Informatikës dhe Matematikës të Universitetit “St. Cyril and St. Methodius” në Veliko Tarnovo, Bullgari.
Që nga viti 2016, Refik Ramadani është i angazhuar si ligjërues dhe asistent në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, duke kontribuar në disa fakultete dhe programe studimore: Fakultetin Ekonomik, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Edukimit.
Përveç aktivitetit akademik, Refik Ramadani ka një përvojë të pasur edhe në sektorin privat. Që nga viti 2013, ai është Drejtor Menaxhues në kompaninë Led-Com.CH.
Angazhimi i Refik Ramadanit si anëtar i Kuvendit Komunal do të sjellë më shumë transparencë, inovacion dhe zhvillim, për t’i shërbyer qytetarëve me profesionalizëm dhe përkushtim.


