Omer Daku figurë e dëshmuar profesionale e institucionale, i gatshëm për garën për Kuvend Komunal
Gjilan – Omer Daku është një emër i njohur dhe i dëshmuar në skenën politike dhe institucionale. Me profesion është inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë. Aktualisht është nënkryetar i PDK, dega në Gjilan ka shkruar Riad Rashiti.
Postimi i plotë:
Gjatë karrierës së tij ka pasur pozita të rëndësishme, duke shërbyer si nënkryetar komune, drejtor i disa drejtorive si: urbanizëm, kadastër etj.
Kryetar i GLV, Kryetar i RRZHRK, në sport: anëtar i bordit të FBK, kryetar i komisionit disiplinorë në FBK, Kryetar Klubi etj. Hartues i disa strategjive në komunë. Në arsim mbi 8 vite si profesor.
Kontributi i tij në rastin e Dhunës në Familje ka lën gjurmë dhe është vlerësuar në nivelin ndërkombëtar.
Me përvojën dhe vizionin e tij, ai është i gatshëm të vazhdoj kontributin e tij profesional edhe në kuvendin komunal për një Gjilan më të zhvilluar dhe gjithnjë në respektim të zërit të qytetarëve, profesionistëve dhe afaristëve.

