FIDANISHTJA

Një vit pa Mustafë Shalën, njeriun që jetoi e veproi vertikalisht, me nder e me përgjegjësi të madhe ndaj kombit

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Data 30 gusht e vitit 2024 nuk do të jetë e njëjtë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën sepse nga kjo ditë do të pushojë zemra e Mustafë Shalës, atdhetarit, humanistit e biznesmenit që kishte sens për të gjitha zhvillimet për dhe rreth Kosovës. Nipi i tij Alban Shala ka shkruar “Sot përkujtojmë 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të xhaxhait tim. Ai ishte një njeri me vizion të madh, që la gjurmë të pashlyeshme në biznes dhe në jetën e shumë njerëzve. Kujtimi, vlerat dhe shembulli i tij do të mbeten përherë me ne”.

Sot bëhen një vit nga ndarja vetëm fizike e Mustafë Shalës, njeriut që dha shumë për Gjilanin e Kosovën, ofroi të gjitha resurset e familjes, vetëm që Kosova të jetë e lirë e sovrane.

Pikërisht në një vjetorin, sot nipi i tij Alban Shala e ka përkujtuar me këto fjalë: “Sot përkujtojmë 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të xhaxhait tim. Ai ishte një njeri me vizion të madh, që la gjurmë të pashlyeshme në biznes dhe në jetën e shumë njerëzve. Kujtimi, vlerat dhe shembulli i tij do të mbeten përherë me ne”.

Ndryshe, data 30 gusht e vitit 2024 nuk do të jetë e njëjtë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën sepse nga kjo ditë do të pushojë zemra e atdhetarit, humanistit e biznesmenit që kishte sens për të gjitha zhvillimet për dhe rreth Kosovës.

Mustafë Shala jetoi e veproi vertikalisht me nder e me përgjegjësi të madhe ndaj detyrave të familjes, kombit, zhvillimit të qytetit e investimit të madh që bëri në kontributin e pamohueshëm në avancimin e çështjes kombëtare, një investim kapital për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, një angazhim i pashoq për trupat mbrojtëse të Kosovës.

Mustafë Shala ishte një ambasador i anës humane e njerëzore sepse ndihmojë të gjithë ata që kërkuan ndihmën e tij. Kuleta e tij ishte edhe e të varfrit, edhe e atij që nuk kishte as krah e strehë. U bë kurban i shumë situatave kur e kërkonte koha dhe nevoja.

Mustafë Shala dha të gjitha resurset familjare vetëm që Kosova të çlirohej nga Serbia dhe kthetrat sllave. E donte flamurin kuq e zi, dhe ngazëllehej teksa fliste për Bashkimin Kombëtar dhe ofshante kur përmendej ndërtimi i një Hoteli të ri me përmasa të atyre Sheraton, një amanet ky që nuk arriti ta përfundoj, por pas vetës la shumë trashëgimi e vepra të mëdha e me vlera kapitale.

Daja Tafë ishte synonim i mikpritjes gjilanase dhe dashurisë se si përkrahet shoku e miku në kohë të rënda e të vështira.

Kur largohet nga kjo botë luftëtari i lirisë mbrapa mbesin gjurmët e pashlyera të krenarisë e atdhedashurisë personale e familjare.

Liria mbetet synonim dhe motiv pastaj edhe për gjeneratat e reja për ta nderuar e kujtuar angazhimin e mbrojtësit të lirisë që shtrihej në dimensione të ndryshme.
Mustafë Shala ishte i veçantë dhe i dalluar sepse lufta e tij qoftë e heshtur ose e drejtpërdrejtë nis qysh nga koha kur punonte dhe angazhohej si aktivist e veprimtar në Gjenevë.

Për dallim nga të tjerët Mustafë Shala e zgjodhi Kosovën dhe luftën titanike për ta mposhtur Serbinë dhe krimin që po bënte mbi shqiptarët. Rrezikoi e sakrifikoi edhe familjen e tij për ta bërë strehë, çdo ndihmë dhe kontribut për luftën e UÇK-së dhe për të ndihmuar në shumë fronte e drejtime, kauzën e çështjes kombëtare.

Uji Dea

Mustafë Shala asnjëherë nuk kënaqej me atë që kishte si individ dhe kurrë në jetën e tij, nuk fliste as për biznesin dhe as për investimet. Punonte në heshtje dhe i sigurt sepse kishte besim në vetveten e tij dhe kishte përkrahje të madhe nga vëllezërit bujar: Fadili, Fehimi e Saqipi që ndihmohej edhe nga nipi Albani, e kohëve të fundit dhe nga dhëndri Besforti.

Se cili ishte roli dhe kontributi i Mustafë Shalës për lirin e Kosovës dhe të mirat që kishte ofruar në interes të kombit e dëshmuan edhe fjalimet, opinionet, tekstet dhe analizat e shumta pas vdekjes së tij.

U pa se Mustafë Shala ishte sa i Kosovës, ishte aq edhe i Shqipërisë, i shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, i paharruar nga diaspora e Lugina e Preshevës. Pothuajse të gjitha kategoritë e politikanëve, të biznesmenëve e të figurave tjera arsimore, kulturore ishin të pranishëm.

E bënë të kuptimtë rolin e Mustafë Shalës edhe shënimet përkujtimore të Albin Kurtit, Lutfi Hazirit, Ahmet Isufit, Irfan Shaqirit, Qemajl Mustafës, Ismet Rashitit, Nazim Hajdarit dhe figurave të tjera, që u kujdesën secili prej tyre të japin momente e sekuenca, për dhe rreth veprimtarisë së Mustafë Shalës.

Roja e FSK-së afër varrit të Mustafë Shalës ishte diçka e veçantë sepse kishte dhënë gjithçka që kjo forcë mbrojtëse e Kosovës, të ndërtohet e të zhvillohet tutje.

Ishte adresë për shumë veprimtar e aktivist të devotshëm dhe kurrë nuk i refuzoi ata duke u mundësuar gjithçka nga vetja. Adem Demaqin përherë e ka nderuar sa herë që ai vinte në Gjilan.

Mustafë Shala ishte pjesë organizative e UÇK-së dhe ishte veteran i luftës, ishte një nga afaristët më të zellshëm që e ndihmoi me shpirt e zemër rritën e TMK-së dhe më vonë FSK-së. Flamuri shqiptar për Mustafë Shalën ishte i shenjtë dhe në varrimin e tij ju plotësuan dy dëshira të mëdha, prezenca e FSK-së dhe dorëzimi i flamurit shqiptar pjesëtarëve të familjes.

Autori Ismet Rashiti i cili e ka njohur nga afër Mustafë Shalën, me të dhëna faktike i ka ofruar lexuesit të gjithë të panjohurat për familjen Shala, duke filluar nga atdhetarizmi, dashuria ndaj atdheut, kontributi i tyre para dhe pas luftës, investimet e tyre në Kosovën e pas luftës, çmimet e fituara dhe mirënjohjet e shumta të fituara dhe dorëzuara nga institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Mustafë Shala padyshim që mbetet figura kyçe në jetën politike, institucionale dhe kombëtare në formimin e institucioneve të pas luftës dhe si i tillë ka pasur të tregoj shumëçka në librin “Liria mbi të gjitha”.

Shala gjithashtu si frymëzim atdhetar i ka pasur edhe luftëtarët dhe ideologët e mëdhenj të çështjes kombëtare, si Adem Demaqi, Metush Krasniqi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Zijah Shemsiu, dhe udhëheqësi i rezistencës paqësore Presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti Adem Jashari./rajonipress/