Ismajli takohet me dy nëndegë të LDK-së: Do ta kthejmë Gjilanin në qytetin që e meritojmë
Gjilan – Sot, zhvilluam një takim mobilizues me kryesitë e dy nëndegëve shumë të rëndësishme të qytetit, Nëndegën Dardania I dhe Dardania II, ku u ndjeva shumë i nderuar me angazhimin dhe përkushtimin për mobilizimin e madh për zgjedhjet e 12 tetorit ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Faleminderit për mikpritjen, energjinë dhe idetë që i ndamë së bashku. Ky angazhim dhe mobilizim i madh tregon qartë se qytetarët e këtyre lagjeve janë të vendosur për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.
Bashkë, me secilin prej jush, me vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur, do ta kthejmë Gjilanin në qytetin që e meritojmë.
Dy dardani, një dashni
BashkePerFitore
LDKPertej #BashkePerGjilan





