Apel për komunën Gjilanit dhe qytetarët e Livoçit të Ulët
Gjilan – Viti shkollor po afron, por nuk ka asnjë veprim konkret për të siguruar kushte të denja për nxënësit e Livoçit të Ulët. Livoçi i Ulët është një fshat me mbi 3 500 banorë, i ngjitur me Gjilanin, fshat me mbi 50 mjekë dhe kuadro profesionale të ndryshme. Megjithatë, fëmijët tanë ende ndjekin mësimin në një shkollë të vjetër, “të kohës së Titos”, pa sallë sporti, pa laboratorë dhe pa kushte bashkëkohore për arsimim cilësor ka shkruar Xhevat Bekteshi.
Postimi i plotë:
Standardi i jetesës në shtëpitë e fshatit është disa herë më i lartë se kushtet që ofron shkolla jonë fillore.
Është e padrejtë që ndërtohen shkolla të reja në fshatra ku nuk ka më nxënës, ndërsa në Livoçin e Ulët, ku çdo vit shtohen fëmijët dhe shtëpitë, nuk investohet në infrastrukturën arsimore.
200 mijë euro të folura kanë mbetur vetëm fjalë apo ndoshta dikund në letra të zyreve komunale.
I bëjmë thirrje komunës të veprojë tani dhe qytetarëve të Livoqit të Ulët të bashkohen për të kërkuar zbatimin e këtij projekti.
Koha për fjalë ka mbaruar. Tani duhen vepra!


