ARKATANA

Foniqi: Në vend të shërbimeve nga kabineti i kryetarit, këta po ofrojnë dhunë për qytetarët

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kjo nuk është as e çuditshme e as rastësi, dhe nuk ke çfarë të presësh më tepër kur punëson njerëz nga pastrues të ETC-së, e i avancon në pozitën e shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës ka shkruar Ardian Foniqi kandidat i pavarur për Asamble Komunale të Gjilanit.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Jam thellësisht i tronditur kur mora lajmin se shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është i përfshirë në rrahje me qytetarë.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një rrahje të zakonshme të qytetarëve, por fatkeqësisht është i përfshirë hiq më pak se shefi i kabinetit të kryetarit, Labinot Latifi.

Të gjithë qytetarët, pa dallim moshe, gjinie, nacionaliteti e kombësie, presin shërbime nga kabineti dhe kryetari, ndërsa në vend të shërbimeve këta po ofrojnë dhunë për qytetarët.

Eco Higjiena

Kjo nuk është as e çuditshme e as rastësi, dhe nuk ke çfarë të presësh më tepër kur punëson njerëz nga pastrues të ETC-së, e i avancon në pozitën e shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës.

Ftoj institucionet përkatëse të hetojnë këtë rast, ta zbardhin në tërësi dhe të dyshuarit të marrin dënimin e merituar.

Shpirtërisht ndiej keqardhje për qytetarin e lënduar, për të moshuarin, dhe njëherësh i uroj shërim të plotë dhe të shpejtë.

Me respekt,
Ardian Foniqi
Kandidati juaj i pavarur për Asamblenë Komunale në Gjilan