Dimal Basha flet si kryeparlamentar: E ndiej përgjegjësinë e madhe që më është besuar
Dimal Basha mori sot votat e nevojshme dhe nga ky moment është kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.Ai doli në foltore për të bërë disa falënderime tash me postin e ri.
Basha falënderoi të gjithë për, siç tha ai, besimin.“E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu do të marrë momentin për të falënderuar Avni Deharin, dhe Sala Jasharin, për mbajtjen e këtyre seancave. E ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica se liria dhe shteti unë janë më të mëdha se çdo interes i përveteshëm”, tha Basha tashmë si kryeparlamentar.


