Daku: Gjilani është shtëpia ime dhe çdo vendim që kam marrë ka qenë për të mirën e tij
Gjilan – Me një përvojë të gjatë dhe të pasur në shërbim të qytetit dhe qytetarëve gjilanas si këshilltar komunal, do të jem gjithmonë zëri juaj për projekte konkrete, zhvillim urban dhe përmirësim të jetës së qytetarëve ka shkruar Omer Daku.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
struktura e simpatizantë të PDK-së, miq, kolegë e dashamirë,
Me përulësi dhe respekt për secilin prej jush, po ju drejtohem sot për të ndarë vendimin tim për të kandiduar si këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës së Gjilanit.
Gjilani është shtëpia ime dhe çdo vendim që kam marrë ka qenë për të mirën e tij. Me përvojë të gjatë dhe të pasur në shërbim të qytetit tonë si:
- Nënkryetar i Komunës
- Drejtor i Urbanizmit dhe i Kadastrës
- Profesor dhe koordinator i shumë strategjive zhvillimore
Kam punuar për zhvillim të qëndrueshëm, planifikim afatgjatë dhe transparencë.
Si këshilltar komunal, do të jem gjithmonë zëri juaj për projekte konkrete, zhvillim urban dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.
Mbështetja juaj është forca ime!
Në listën e PDK-së numri im është 5
Na duhesh edhe t`i!

