Tahiri: VV deri sot ka propozuar për kryeparlamentarë emra që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i ka komentuar sërish kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje të propozuar për pozitën e kryeparlamentarit, në seancat e mbajtura në tentim për konstituim të Kuvendit.
Sipas Tahirit, VV deri sot ka propozuar emra që sipas tij “mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
- Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Po kush ka luftuar në Kosovë pas qershorit 1999?!
Pra, veteranët e UÇK-së mund të ndiqen për krime lufte deri më 31 dhjetor 2000, sipas ligjit të Albulenës – pikërisht ashtu siç do Serbia. Ky është shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë.
Donika Shvarc ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së (me siguri bashkë me prokurorë serbë) dhe thot se i ka dorëzuar pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim.
Hekuran Murati i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
Veteranët e UÇK-së
Familjet e Dëshmorëve
Invalidët e UÇK-së”, ka shkruar ai.
Në fund, ai tha se “po duket se të gjithë pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës.”


