KKVITI

Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman SAT1

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali, duke ia lënë Kadrisë frikën më të madhe të jetës: se nuk do ta shihte më kurrë të bijën, shkruan albinfo.ch.

Pas dekadash kërkimesh dhe shprese, Kadri Mahmuti iu drejtua emisionit të njohur gjerman “Bitte melde dich” të Julia Leischik, i cili prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur. Dhe aty ndodhi mrekullia, Kadri Mahmuti arriti ta gjente Hamiden e tij, duke përjetuar një ribashkim emocionues që vetëm jeta mund ta shkruajë.

Uji Dea

Emisioni “Bitte melde dich” transmetohet në kanalin SAT1 dhe sjell histori të forta njerëzore, ku fati dhe dhimbja e ndarjes shpesh kthehen në gëzim e lot lumturie.

https://www.albinfo.ch/kadri-mahmuti-gjen-vajzen-e-tij-pas-disa-vitesh-fale-nje-emisioni-televiziv-gjerman-sat1