Eko Higjiena

Aliu: Nuk kam hyrë në politikë për tituj, por për t’i shërbyer komunitetit tim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Një këshilltar nuk është mbi popullin, por pranë tij. Ai duhet të jetë ura mes qytetarit dhe komunës, drita që tregon rrugën, dhe veshi që dëgjon edhe fjalën më të heshtur në çdo familje ka shkruar Basri Aliu i cili edhe ka treguar se është kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë të Vitisë,
Tashmë më është dhënë besimi nga Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës të jem kandidat për Këshilltarë në zgjedhjet komunale më 12 tetor, 2025, ku do të garoj me numrin 5, prandaj kërkoj mbështetjen tuaj. Me më shumë se 12 vite në ekzekutiv komunal dhe në shërbim tuaj, ju tashmë më njihni.

Unë, gjithmonë kam qëndruar dhe jam rritur mes njerëzve të thjeshtë, aty ku fjala e dhënë vlente më shumë se çdo dokument dhe ku komshiu ishte pasuri më e madhe se ari.

ARKATANA

Nuk kam hyrë në politikë për tituj, por për t’i shërbyer komunitetit tim. Dua që zëri juaj, hallet, shpresat, ëndrrat tuaja të dëgjohen aty ku merren vendimet. Një këshilltar nuk është mbi popullin, por pranë tij.
Ai duhet të jetë ura mes qytetarit dhe komunës, drita që tregon rrugën, dhe veshi që dëgjon edhe fjalën më të heshtur në çdo familje.

Më 12 tetor, ju ftoj të më besoni me votën tuaj. Bashkë ta bëjmë komunën tonë një vend ku politika nuk ndahet nga populli, ku secili ndihet pjesë, i respektuar dhe I mbrojtur.

I juaji,
Basri Aliu