Arianita M. Muharremi – Asambleistja e ardhshme në Kuvendin Komunal të Vitisë
Viti – Si bijë e dëshmorit të kombit, përkushtimi, vendosmëria, angazhimi dhe kontributi i saj për vendin, Vitinë dhe komunitetin janë dhe do të mbesin prioritet i saj i vazhdueshëm.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Vitisë, Me kënaqësi ju prezantojmë kandidaten tonë për Kuvendin Komunal në Viti, Arianita M. Muharremi.
Si bijë e dëshmorit të kombit, përkushtimi, vendosmëria, angazhimi dhe kontributi i saj për vendin, Vitinë dhe komunitetin janë dhe do të mbesin prioritet i saj i vazhdueshëm.
Arianita është e diplomuar në nivel Master në Administratë Publike dhe ka një përvojë të konsiderueshme profesionale në shërbim të qytetarëve si zyrtare në administratën komunale të Vitisë për disa vite. Angazhimi i saj në Kuvendin Komunal do të jetë nder dhe privilegj si profesioniste me përvojë – për të gjithë qytetarët e Vitisë. Arianita në listën tonë mban numrin 3.
Për Vitinë që duam! Nisma Socialdemokrate – Dega në Viti



