Fundamenti

LDK në Gjilan nuk do të ndalet së denoncuari dështimet dhe neglizhencën e këtij pushteti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Është e papranueshme dhe e turpshme që Komuna e Gjilanit ka mbetur pa derivate për furnizim të veturave zyrtare, duke i lënë ato të bllokuara në parking. Ky është shembulli më i qartë i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së pushtetit aktual, i cili nuk është në gjendje të sigurojë shërbimet elementare për qytetarët thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Vetura zyrtare nuk janë luks, por mjet pune për kryerjen e detyrave të përditshme, për ofrimin e shërbimeve dhe për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë.

Eco Higjiena

Bllokimi i tyre tregon se pushteti aktual e ka lënë komunën në një gjendje të dëshpëruar, ku edhe funksionimi bazik është vënë në pikëpyetje.

LDK në Gjilan nuk do të ndalet së denoncuari dështimet dhe neglizhencën e këtij pushteti. Ne besojmë se qytetarët meritojnë një qeverisje të përgjegjshme, ku transparenca, menaxhimi i mirë dhe ofrimi i shërbimeve të jetë prioritet i përditshëm.

Gjilani nuk e meriton këtë gjendje!
Bashkë për fitore. Bashkë për Gjilanin!