UBT

Rashiti: Mashtruesit e kthyen buxhetin në bankomat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fakti që drejtoria e buxhetit nuk ka drejtor, për shkak dorëheqjeve të dy drejtoreshave të VV-së është dëshmi e qartë kush janë bllokuesit e vërtetë. Ato nuk u larguan rastësisht, por sepse panë nga afër si po keqpërdoret paraja publike nga buxheti komunal. Kryetari i komunës e ka degraduar buxhetin publik në një BANKOMAT personal. Për luksin e tij nuk mungon asgjë, shpenzimet vazhdojnë pa asnjë kufi për fushatën e tij, me qindra mijëra euro po paguan kompanitë e fushatës që i ka kontraktuar. Ndërkohë, punëtorët mbeten pa paga të sigurta dhe qytetarët pa shërbime elementare. Ky është abuzimi i përditshëm që po u imponohet qytetarëve të Gjilanit ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Përpjekjet për të manipuluar opinionin publik përmes viktimizimit e mashtrimeve nuk funksionojnë më. Qytetarët e Gjilanit e dinë mirë kush i ka bllokuar projektet, kush nuk është i aftë një punë të hajrit me kry, kush e ka përdorur buxhetin për interes elektoral dhe kush po i bënë disa punë të vockla për Gjilanin vetëm në prag të fushatave.

Mobi Casa

Prej 12 tetorit BANKOMATI personal i këtij kryetari mbyllet. Ndërsa për qytetarët e Gjilanit fillon epoka e ndërtimit dhe zhvillimit.