ARKATANA

Në Gjilan shënohet ditëlindja e Bill Clinton

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me mirënjohje të sinqertë falënderoj Shoqatën “Miqtë e Amerikës” Muhamet Ajrullahun dhe firmën A.R Katana, për organizimin e eventit si dhe të pranishmit, për këtë gjest që për mua dhe familjen time mbetet një kujtim i paharruar ka thënë Shukrije Ramadani.

Postimi i plotë:

Sot në Gjilan u organizua një event i veçantë për 79-vjetorin e mikut të shqiptarëve, Presidentit Bill Clinton, në prani të kryetarit të komunës, z. Alban Hyseni, kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, gazetarëve dhe shumë miqve dhe dashamirëve, që ruajnë respektin e përhershëm për Shtetet e Bashkuara dhe për mikun e përjetshëm, Presidentin Clinton.

Me këtë rast, nga kryetari i Shoqatës, z. Agim Rexhepi, pata nderin dhe emocionin të pranoj një dhuratën e çmuar flamurin amerikan që qëndroi pranë shtatores së Presidentit Clinton në Prishtinë. Ky flamur është më shumë se një simbol; ai përfaqëson miqësinë e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe Amerikës dhe nderon veprën e Heroit Agim Ramadani.

Mobi Casa

Ky nderim më jep forcë dhe krenari për të vazhduar me dinjitet rrugën e shërbimit dhe kujdesit ndaj trashëgimisë së heronjve tanë. Shpresoj që ky flamur dhe kjo mirënjohje e veçantë të bëhen pjesë e Muzeut të Agimit të Lirisë, aty ku historia dhe amaneti i heronjve tanë do të jetojnë përjetësisht.

Me mirënjohje të sinqertë falënderoj Shoqatën “Miqtë e Amerikës” Muhamet Ajrullahun dhe firmën A.R Katana, për organizimin e eventit si dhe të pranishmit, për këtë gjest që për mua dhe familjen time mbetet një kujtim i paharruar.