Vitia përmirëson kushtet për qarkullim dhe lehtëson jetën e banorëve
Viti – Po vazhdojnë punimet në asfaltimin e pjesës së rrugës kryesore të fshatit Goshicë, skaj trotuarit.
Ky investim është pjesë e projekteve infrastrukturore që po i realizojnë institucionet komunale të Vitisë, me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe lehtësimin e jetës së përditshme për banorët e këtij lokaliteti./rajonipress/


