Ibishi: Do të vazhdoj të shërbej me fisnikëri, ndershëm dhe me përgjegjësi
Gjilan – Jam dhe do të jem po i njëjti që isha gjatë gjithë rrugëtimit tim në situata, rrethana dhe kohë të ndryshme në krahë me gjithë popullin e Kosovës e në veçanti me bashkëvendësit e Gjilanit respektivisht të Dobërçanit me rrethinë. Mendoj se është momenti mëse i nevojshëm dhe i duhur që s’bashku ta ndërtojmë të ardhmen tonë, shtetin tonë të shëndoshë për pasardhësit tanë ka shkruar Ibish Ibishi i cili është kandidat serioz nga radhët e AAK-së.
Postimi i plotë:
Si në të kaluarën, besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdoj njëjtë të shërbej me fisnikëri, ndershëm dhe me përgjegjësi si në aspektin profesional ku kam shërbye tri dekada me radhë, poashtu edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit në nivel nacional si dhe atë lokal gjithmonë krah me qytetarët e republikës dhe komunës tonë !
Pas 5 vitesh pauze angazhimi politik, duke u nisë nga parimi se “sado që punon për vendin tan nuk është e mjaftueshme”, të dashur familjar, bashkëvendës dhe gjithë qytetar të Gjilanit kam vendosë që prap të hy në garë për kuvend komunal pjesë e listës së AAK-së në krye me prof. Nazim Gagicën!
Sfidat shumë ma të rana i kemi kalu s’bashku nëpër rrethana dhe kohë të ndryshme edhe më të vështira, mendoj se tash të vetmin obligim, sfidë dhe përgjegjësi e kemi të ndërtojmë shtet të fuqishëm dhe zhvillim në të gjitha fushat !
Mendoj se është momenti mëse i nevojshëm dhe i duhur që s’bashku ta ndërtojmë të ardhmen tonë, shtetin tonë të shëndoshë për pasardhësit tanë !
Prandaj të bashkohemi fuqishëm për një Kosovë të sigurtë e të fuqishme !
Bashkë për zhvillim e fuqizim të Gjilanit !
Me respekt !
Ibish Ibishi


