Hidromorava

Gjashtë aktakuza të ngritura për vjedhje, ndërtim pa leje dhe posedim i substancave narkotike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Hidromorava

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi dhe posedim të armës”./rajonipress/