Zjarre në Gjilan e Viti, arrestohet i dyshuari teksa shihet në video duke ndezur zjarr
Gjilan – Në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave.
Në Gjilan sipas policisë në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri lokali pronë e ankuesit kosovar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe eksperti i zjarreve, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Edhe në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


