KKVITI

Liresa Kosumi Ibrahimi duke besuar fuqishëm në transparencë, etikë dhe profesionalizëm, synon të sjellë këto vlera në Kuvendin Komunal të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Liresa Kosumi Ibrahimi, është njëra nga kandidatet tona profesioniste, me ambicie dhe përkushtim për të kontribuar në zhvillimin e komunës sonë, Gjilanin. Duke besuar fuqishëm në transparencë, etikë dhe profesionalizëm, Liresa synon të sjellë këto vlera në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka shkruar Riad Rashiti derisa ka prezantuar atë si kandidate për asambleiste të Gjilanit.

Postimi i plotë:

E diplomuar në Fakultetin Juridik, me përvojë pranë avokaturës dhe gjykatës përmes Odës së Avokatëve, si dhe aktualisht e angazhuar në kompaninë e sigurimeve Sigal Uniqa.

Uji Dea

Liresa ka ndërtuar një profil profesional që bashkon drejtësinë me financat dhe sigurimet, duke fituar njohuri të vlefshme për shërbimin ndaj qytetarëve.

Duke besuar fuqishëm në transparencë, etikë dhe profesionalizëm, Liresa synon të sjellë këto vlera në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ajo është e përkushtuar të mbrojë interesat e qytetarëve, të dëgjojë kërkesat e tyre dhe të punojë me përkushtim për të mirën e përbashkët.
Për Gjilanin që duam.

NaDuheshEdheTi

PDK