Uji Dea

Në valixhe morën shpresën, në zemër atdheun!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arben Kurteshi – Nuk ikën nga dashuria e nënës, që i rriti me kaq përkushtim, e as nga atdheu që u dha identitet dhe krenari! Nuk ikën për të mos parë buzëqeshjen e nënës çdo mëngjes. Nuk ikën për të mos përshëndetur fqinjët e lagjes, për të mos parë më dajallarët, tezet, hallat e xhaxhallarët.

Nuk ikën për të mos ndarë më çaste gëzimi me shokët dhe shoqet, që dikur së bashku ëndërronin për një të ardhme të ndritur.

Por RINIA ikën… sepse në spitalet e vendit të tyre nuk gjejnë shërim, përkundrazi, duhet të përballen me sfida të mëdha, të kujdesen vetë për barnat, të mbledhin financa për operime jashtë vendit… duke u varfëruar skajshëm.

Ata ikën sepse nuk mund të përballonin realitetin ku fëmijët e tyre, pas viteve të tëra shkollimi, nuk do të gjejnë arsim cilësor që t’u garantojë një të ardhme më të mirë.

Mobi Casa

Ata ikën sepse nuk donin të luftonin për një vend pune në një sistem të mbushur me nepotizëm dhe ryshfet, ku aftësia dhe puna e ndershme nuk çmohen.

Ata ikën sepse nuk mund të duronin më padrejtësitë e një sistemi gjyqësor të ngadaltë, që e vonon të drejtën, ku gjykatat janë bërë labirint burokracie dhe korrupsioni.

Ata ikën sepse nuk mund të dëgjonin më politikanët që lavdëronin “arritje të mëdha” në një vend që ende është më i varfëri në Evropë./rajonipress/