“N’Karadak krisin tupanat” sjell kulturë ndërkombëtare në Viti
Viti – Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, mbrëmë në Viti u mbajt festivali ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”, i cili mblodhi artistë dhe ansamble nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Meksikën, Spanjën, Turqinë, Bullgarinë, Qipron Veriore e të tjera.
Me kostume tradicionale, muzikë dhe valle karakteristike, pjesëmarrësit sollën një spektakël kulturor që pasuroi atmosferën festive të qytetit dhe thelloi miqësitë mes popujve.
Festivali u prit me entuziazëm nga publiku, duke u vlerësuar si një ngjarje që promovon trashëgiminë kulturore dhe hap dyer për bashkëpunim kulturor ndërkombëtar./rajonipress/


