Fundamenti

Kamenica u bë qendra e botës për një natë – kulturat ndërkombëtare pushtuan skenën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Mbrëmë qyteti i Kamenicës u shndërrua në një skenë ndërkombëtare ku kultura, muzika dhe tradita nga të gjitha anët e botës u bashkuan për të festuar diversitetin dhe bukurinë e artit.

Grupet artistike nga Brazili, Meksika, Spanja, Italia, Qiproja Veriore, Bullgaria dhe Turqia sollën para publikut kamenicas valle autentike, veshje tradicionale dhe ritme që ndezën atmosferën në një spektakël shumëngjyrësh ku publiku pati mundësinë të njihet nga afër me traditat e vendeve të ndryshme.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Kamenicës, Behar Hyseni, u ka uruar mirëseardhje të gjitha grupeve pjesëmarrëse.

Eco Higjiena

“Kamenica është dhe do të mbetet vend i kulturës, mikpritjes dhe bashkëpunimit. Jemi të nderuar që këto kultura po e ndajnë me ne artin e tyre,” tha ai.

Ky aktivitet është pjesë e Kamenica Summer Fest./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.