Hidromorava

Adem Demaçi – simbol i guximit dhe fanar ndriçues në errësirën historike të shqiptarëve

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arif Ejupi – Shqiptarët, edhe pse autoktonë në trojet e tyre mijëravjeçare, kanë përjetuar ndër shekuj goditje të rënda nga pushtuesit serbo-sllavë. Me ardhjen e dhunshme të sllavëve gjatë shekujve -VI- dhe -VII-, toka dhe qielli i Dardanisë u errësuan nga tymi i luftës dhe flaka e shkatërrimit.

Të udhëhequr nga instinkte primitive dhe politika të shfarosjes, serbo-sllavët ushtruan mbi shqiptarët dhunë sistematike dhe masakra të përmasave gjenocidale.

Historia e shqiptarëve, kur analizohet në dritën e burimeve të besueshme, dëshmon se mbijetesa e tyre është më shumë se një mrekulli historike.

Nuk është e rastësishme të thuhet se ndonjëherë fati qëndron në fatkeqësi: pa shpërthimin e Luftës së Parë Botërore dhe pa mbështetjen e Perandorisë Austro-Hungareze të çështjes shqiptare, Serbia, Mali i Zi, dhe Greqia të përkrahura nga Rusia cariste, do ta kishin asgjësuar kombin shqiptar.

Ngjarjet tragjike të viteve 1912–1913 e konfirmojnë këtë rrezik. Forcat serbe dhe malazeze depërtuan ushtarakisht deri në Durrës, duke kryer mizori ndaj popullsisë civile shqiptare.

Lufta e Dytë Botërore (1939–1945) i gjeti shqiptarët në varfëri ekstreme, të përçarë dhe të shtypur. Edhe pse ishin të vetëdijshëm për natyrën koloniale dhe shtypëse të regjimit serbo-sllav, ata u detyruan të luftonin krah për krah me këta barbarë kundër pushtuesve të jashtëm: Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste.

Por, menjëherë pas përfundimit të luftës, pabesia e regjimit jugosllav u rishfaq me brutalitet. Vetëm gjatë vitit 1945, mbi 55 mijë shqiptarë u vranë në Kosovë nën pretekstin e “luftës kundër reaksionit”.

Vitet që pasuan ishin vite të një vazhdimi të gjenocidit kulturor, politik dhe fizik. Aksioni famëkeq i kërkimit të armëve në vitet 1955–1956, i organizuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, monstruozi Aleksandër Rankoviq, u përdor si mjet për spastrimin etnik të Kosovës.

Mijëra shqiptarë u arrestuan, u torturuan, u burgosën ose u dëbuan me dhunë drejt Turqisë, ndërsa pronat e tyre iu dhanë kolonëve serbë e malazezë.

Në këtë errësirë të thellë, u shfaq z. Adem Demaçi, një figurë e shquar, plot guxim dhe vizion. Ai, si student i Fakultetit Filologjik në Beograd, ngriti zërin kundër diskriminimit dhe shtypjes, duke e artikuluar revoltën popullore përmes fjalës së shkruar.

Në vitin 1958 botoi romanin “Gjarpërinjtë e gjakut”, një vepër që u përhap si zjarr ndër shqiptarët dhe që u transmetua gojë më gojë, përtej kufijve të letërsisë, deri te ata që nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin.

Demaçi, në një kohë kur Kosovën e kishte pllakosur errësira dhe primitivizmi, e shkroi këtë roman si një apel që të ndalej vëllavrasja ndër shqiptarë. Thënia e tij antologjike: Jo atyre që janë trima me ngreh gishtin e krimit, por atyre që janë trima me shtri dorën e pajtimit” e tmerroi pushtetin sllavo-komunist të Jugosllavisë.

Uji Dea

Pushteti jugosllav e ndaloi menjëherë qarkullimin e romanit dhe sekuestroi të gjitha kopjet, i frikësuar nga ndërgjegjësimi kombëtar që nisi të vërehej kudo.

Demaçi, duke e njohur fashizmin dhe urrejtjen sllave ndaj kombit të tij, nuk u thye e as nuk u zmbraps. Edhe pse ishte shpresa e vetme e familjes, ai në vend të heshtjes zgjodhi rezistencën.

Për këtë vendosmëri dhe qëndrim titan, Demaçi vuajti 28 vite burg, jo për ndonjë vepër kriminale, por për guximin dhe luftën e hapur që shqiptarët të jenë të barabartë me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Ai asnjëherë nuk u përkul, nuk kërkoi falje, e as nuk e tradhtoi idealin. E lidhi fatin e tij me fatin e Kosovës në mënyrë të palëkundur dhe të vetëdijshme.

Në qelitë e errëta të burgjeve jugosllave, ku trupi i dobësohej nga vuajtjet, shpirti i tij rigjenerohej, duke u bërë edhe më kërkues. Demaçi nuk kërkonte hakmarrje, por drejtësi.

Nuk kërkonte lavdi, por barazi; nuk kërkonte fron, por liri për popullin e vet. Demaçi u bë zëri i ndërgjegjes së një populli të shtypur, në një epokë të shtypjes.

Adem Demaçi i fali edhe ata që ia kishin përgatitur kurthin prapa shpinës. Vijimisht thoshte: “Karrieristët e duan kolltukun, ata për të urinojnë edhe mbi varret e prindërve të tyre. Prandaj, unë s’merrem fare me ta.”

Ne që nuk i përjetuam grilat dhe qelitë, shpesh nuk i përballuam vërejtjet dhe qortimet e tij të drejta.

I vetmi që e kuptonte dhe nuk shprehte hatërmbetje ndaj tij ishte Dr. Ibrahim Rugova, ngase ai e njihte ferrin nëpër të cilin kishte kaluar Demaçi.

Ne të tjerët, në vend që ta nderonim, e harruam ose edhe më keq e ofenduam. Por, Zoti i gradon përjetësisht të drejtët dhe të guximshmit si Adem Demaçi.

Sot, në Kosovën e lirë, për të cilën ai dha gjithçka, e kemi borxh dhe detyrim: të mos e harrojmë, të mos e banalizojmë, e mbi të gjitha, të mos e heshtim veprën dhe figurën e tij madhore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.