ARKATANA

U mbajt dëgjimi buxhetor në Pozheran, banorët kërkojnë investime në shumë sfera

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë, ka mbajtur sot dëgjimin e radhës buxhetor dhe atë me banorët e Pozheranit. Gjatë këtij takimi zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i ka njoftuar atë rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2026 dhe të projeksioneve për vitet 2027 dhe 2028.

Ndërkaq një paraqitje më të detajuar të propozim buxhetit e bëri drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.

Në emër të Pozheranit një fjalë rasti e mbajti edhe Koordinatori i këtij vendbanimi, Ilir Zuka.

Uji Dea

Në pjesën e dytë të këtij takimi pjesëmarrësit dhanë propozimet e tyre për investime.

Këto ishin disa nga kërkesat e parashtruara:

  • Sigurimi i transportit publik
  • Sigurimi i transportit publik falas për nxënësit e shkollës së mesme.
  • Rregullimi i parkingut të shkolla fillore.
  • Inventarizimi i shkollës fillore.
    -Vendosja e perdeve në klasat e shkollave fillore.
  • Vendosja e kamerave të sigurisë në shkollën fillore.
  • Rregullimi i fushës sportive shkollore.
  • Rregullimi i trotuarit në rrugën ” Saqip Korrani”.
  • Vendosja e sistemit solar në shkollën e mesme.
  • Ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumë dhe përroska.
  • Kyçjen dhe rregullimin e kanalizimit në pjesët e mbetura.
  • Rregullimi i trotuarit të stadiumi ” Ibrahim Kurteshi”.
  • Rregullimi i tribunave në stadiumin ” Ibrahim Kurteshi”.
  • Asfaltimi i trotuarit në stadiumin ” Ibrahim Kurteshi” dhe të shenjëzohet rruga.
  • Rregullimi i trotuarit në lagjen ” Alidema”.
  • Rregullimi i rrugës bujqësore ” Jezava”.
  • Asfaltimi i të gjitha rrugëve të mbetura.
    – Restaurimi dhe rikonstruimi i sheshit.
  • Të këtë më shumë hapësira gjelbëruese dhe kënd të lojërave në shesh.
  • Restaurimi i trotuarit në rrugën kryesore.
  • Të shikohen mundësitë të intervenohet në rrugën kryesore edhe pse në përgjegjësi të nivelit lokal. -Vendosjen e vend pritjeve për autobusë në lagjet e ndryshme.
  • Drenazhimi dhe vendosja e rrethojave në varrezat.
    Përndryshe gjatë javës në vijim komuna e Vitisë do të mbaj edhe disa dëgjime buxhetore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.