ARKATANA

Humbja e mandateve, nëse nuk bëhet Kuvendi brenda 30 ditësh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhur me kërkesën që ka bërë presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese për dështimet e njëpasnjëshme të seancës për konstituimin e Kuvendit, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se vendimet e marra nga Kushtetuesja janë ligje dhe si të tilla duhet të respektohen. Sipas tij, nëse pas 30 ditësh nuk konstituohet Kuvendi, janë dy masa që duhet të merren: humbjeve të mandateve dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Dështimet e njëpasnjëshme të deputetëve të legjislaturës së nëntë për konstituimin e Kuvendit shtynë presidenten Vjosa Osmani që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Për kërkesën përmes së cilës Osmani kërkoi sqarime shtesë se çka ndodh pas afatit 30 ditor dhe pezullimin për rrjedhën e afatit, ka folur Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, vendimet e marra nga Kushtetuesja konsiderohen ligje dhe çdo ligj që nuk respektohet ka masa.

United Hospital

“Presidentja është dashur të bëj një kërkesë Gjykatës Kushtetuese sqarim për aktgjykimin se si të veproj pas 30 ditësh pasi që është i vetmi autoritet me legjitimitet dhe legalitet të plotë për ruajtjen, ngritjen dhe garancionin e funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës…”, tha Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar

Kryeziu ka folur për masat që pasojnë nëse nuk arrihet zgjidhje deri më 26 korrik, kur edhe përfundon afati 30-ditor.

“Nëse nuk ndodh asgjë, atëherë vijnë masat, janë dy kategori të masave kushtetuese dhe administrative, e para është humbja e mandatit se konsiderohen se nuk kanë kapacitete, zotësi për krijimin e institucioneve dhe e dyta shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ndërkohë, kërkesën e Osmanit në Kushtetuese e kanë kritikuar PDK dhe AAK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.