Fundamenti

Shpaloset programi i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Në gusht mbahet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Përveç sesionit të Gjuhësisë dhe atij të Letërsisë, që mbahen nga fillimi i Seminarit, nga sivjet nis të mbahet edhe sesioni i Kulturologjisë, në të cilin janë paraqitur studiues të ndryshëm nga fusha e sociologjisë, psikologjisë, komunikimit, historisë, arkeologjisë etj., meqë të gjitha këto fusha kanë komponentët e tyre albanologjikë.

U munduam të vihemi në kontakt me disa prej organizatorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, por, disa prej tyre ishin në pushime verore e të tjerët nuk pranuan të na jepnin kontaktet në Zyrën e Fakultetit Filologjik që nuk është hera e parë që e ka këtë qasje burokratike.

Por, nga ajo që kuptuam prej komunikatave për media që janë lëshuar më herët është se Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që nga themelimi i tij, më 1974, ka luajtur dhe po luan një rol të rëndësishëm për përhapjen dhe afirmimin e studimeve albanologjike në mbarë botën. Seminari për studimet albanologjike, që organizohet në Prishtinë tash e sa vjet, ka zgjuar interesimin e të huajve për shkencën e gjuhësisë, letërsisë dhe përgjithësisht albanologjisë. Andaj, një organizim i përmasave ndërkombëtare i bën nder shkencës albanologjike në veçanti dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Sipas tyre, gjuha, letërsia dhe kultura shqiptare përmes seminarit kanë siguruar një dritare për komunikim me shkencën globale. Gjithashtu, thuhej në komunikatë, Seminari ka kontribuar dhe po kontribuon për promovimin e shtetit të Kosovës. Edicioni i sivjetmë i Seminarit të Shqipes, XXXIV me radhë, do të mbahet nga 17 deri më 28 gusht 2015.

Në ditën e parë të punës së Seminarit, më 18 gusht, të cilën do ta drejtojë Shkumbin Munishi, do të referojnë Denis Ermolin me temën “Përshëndetje prej Prishtine: Prishtina në kartolina”, Malgorzata Ptak me temën “Shqipëria në doracakët polakë”, Aleksandra Chivarziname temën “Sistemi i ngjyrave në gjuhën maqedonase dhe shqipe”, Natalia Badiyan-Siekierzycka me temën “Edith Durham – shkrimtarja udhëtare e harruar” dhe Tanja Trajkoviq me temën “Analiza e kolokacioneve frazeologjike në gjuhën shqipe dhe barasvlerësve përkthimorë të tyre në gjuhën serbe në Fjalorin frazeologjik ballkanik të Jani Thomait”.

FIDANISHTJA

Në ditën e dytë të punës së Seminarit, të cilën do ta drejtojë Bardh Rugova, do të referojnë Teuta Abrashi me temën “Bashkëveprimi i domenit emëror dhe foljor”, Přemysl Vinš me temën “Analiza e shkurtër e karikaturës politike dhe shoqërore në Shqipërinë komuniste”, Maria Morozova me temën “Format e tipit së bëri me foljet që shprehin mënyrën e veprimit në Korpusin elektronik të Shqipes”, Giovanna Nanci me temën “Përkthimet në gjuhën italiane të romanit ‘Kështjella’ të Ismail Kadaresë” dhe Sadije Rexhepi do ta referojë temën “Lëvizja referenciale në tekst”.

Në ditën e tretë, më 20 gusht, do të mbahet tryeza “Shqiptarët në shekullin XX”, të cilën do ta drejtojë Idrit Idrizi dhe Irida Vorpsi, me ç’rast do të diskutojnë Ardita Hysa me temën “Gazetarët shqiptarë në periudhën e komunizmit”, Gentiana Kera me temën “Jeta familjare në Tiranë në periudhën mes dy luftërave botërore”, Albert Nikolla me temën “Nga ‘fantazma e njeriut të ri’ tek periferia fantazmë e ‘njerëzve të rinj’”, Irida Vorpsi me temën “25 vjet post –komunizëm: potpuri nostalgjike të një diktature”, Albana Rexhepaj me temën “Origjina dhe identiteti i shqiptarit në epokën (post)gjenomike”, Kosovar Basha me temën “Aspekte të marrëdhënieve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fillimvitet e 70-ta të shek XX”, Enriketa Pandelejmoni me temën “Përditshmëria urbane në Shkodër në periudhën midis dy luftërave botërore” dhe Idrit Idrizi “RAI apo “Dyshi i Jugosllavit”? Shikimi i stacioneve të huaja në Shqipërinë komuniste”.

Po atë pasdite është paraparë që të ketë sërish referime nën drejtimin e Isa Memishit. Sipas programit, është paraparë që të referojnë Maxim Makartsev me temën “Shpjegimi i nyjave gjatë mësimit të gjuhës shqipe në auditorët rusë për nivelin fillestar”, Innocenzo De Gaudio me temën “Analiza e formave, mekanizmave dhe transmisionit të burimeve gojore në muzikën tradicionale arbëreshe”, Iljaz Rexha me temën “Disa të dhëna onomastike, etnike dhe demografike për popullatën e Gorës dhe të Opojës sipas defterëve osmanë të shek. 15-16”, si dhe Oğuzhan Durmuş e Rijetë Simitçiu me temën “Emërtimet gjeografike ose toponimet në Vilajetin e Beratit sipas ‘Sûret-i Defter-i Sancak-i Arvanid’ të vitit 835 të hixhrit”.

Për oraret e tjera të programit të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do t’iu njoftojmë në vijim. Ajo që ia vlen të ceket është po ashtu fakti që ditë më parë Seminari i Albanologjisë u kritikua për gabime drejtshkrimore nga Ardian Vehbiu. Gjuhëtari, Ardian Vehbiu, kishte kritikuar faqen e këtij Seminari në “Facebook”, e cila duket se ka bërë gabime drejtshkrimore. “Albanologjisë” është shkruar me “e” në fund, ndërsa në vend se të shkruhet “Seminari i Albanologjisë” është shkruar “Seminari Albanologjise”. “Është e pakëndshme për mua, të luaj rolin e pedantit dhe të vë në dukje, publikisht, gabime gjuhësore elementare. Këtë herë po e bëj një përjashtim – sepse bëhet fjalë për një event që i kushtohet, mes të tjerash, edhe gjuhës shqipe” pati shkruar Vehbiu në llogarinë e tij në “Facebook”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.