Mobi Casa

Ismajli: Kjo ekspozitë është pasuri për qytetin tonë dhe një dëshmi se arti nuk njeh kufij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Galerinë e Arteve të qytetit tonë, u hap një ekspozitë që nuk ishte vetëm ekspozitë. Ishte një udhëtim përmes shpirtit, dhimbjes dhe krenarisë kombëtare. Zeqirja Rexhepi, biri i këtij vendi, pas dekadash krijimtarie në mërgatë, u rikthye në Gjilan për të na dhuruar ekspozitën “Retrospektivë”, një rrëfim i fuqishëm artistik për ne, për ju, për të gjithë ata që kanë ndjerë mallin, largësinë dhe dashurinë për vendlindjen ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

I jam thellësisht mirënjohës Zeqës për këtë dhuratë shpirtërore. Kjo ekspozitë është pasuri për qytetin tonë dhe një dëshmi se arti nuk njeh kufij. Për Komunën e Gjilanit, për mua personalisht, është obligim e nder që të krijojmë hapësira ku kultura, arti dhe krijimtaria të gjejnë përkrahje të vazhdueshme. Sepse pa kujtesën kulturore, një qytet humb frymën e vet.

Uji Dea

Faleminderit të gjithë artdashësve që ishin me në mbështetje të këtij artisti të jashtëzakonshëm. Gjilani do të vazhdojë të jetë një vend ku nderohet arti, vlerat dhe njerëzit që i japin kuptim emrit të këtij qyteti./rajonipress/