ARKATANA

Një himn për jetën dhe njeriun e këtij nënqielli

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Sherafedin Kadriu, KUR VDESIN NGJYRAT, editoi shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2025.

Shkrimtari dhe njohësi i mirë i trashëgimisë kulturore, shpirtërore si dhe arkeologjike të Gjilanit me rrethinë, Sherafedin Kadriu, solli në dritë këto ditë përmbledhjen e tij të parë me poezi, KUR VDESIN NGJYRAT, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”.

Kjo përmbledhje, e vlerësuar si një himn poetik për jetën dhe njeriun e këtij nënqielli, ndërtohet përmes 12 cikleve ( një simbolikë kjo e mirëmenduar si dhe shoqërohet me NJË KALLËZIM JASHTËLETRAR si dhe me dy vlerësime për librin, duke krijuar kështu një tërësi unike të librit, i cili do t’jetë interesant jo vetëm për lexuesin por edhe për kritikën letrare.

PAK SHËNIME PËR AUTORIN e kësaj përmbledhje poetike

UBT

Sherafedin Kadriu u lind në Pogragjë të Gjilanit. Gjimnazin shkencor dhe Akademinë Pedagogjike (drejtimi gjuhë shqipe) i kreu në Gjilan, ndërsa me korrespodencë kreu Fakultetin Filologjik, drejtimi letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë.

Mësimdhënës i gjuhës shqipe në disa shkolla të Gjilanit, ndërsa në vitin 2004 pranohet ne QRTK Gjilan, bashkëpunëtor profesional për kulturë jomateriale. Ka përfunduar Masterin Shkencor për Arkeologji, specialiteti Prehistori, me ç’rast mori titullin arkeolog.

KA BOTUAR

  • “Në kërkim të thellësive poetike” 1, libri i parë në fushën e kritikës letrare, sh. b. “Beqir Musliu”, 2021, Gjilan.
  • “Në kërkim të thellësive poetike” 2, libri i dytë në fushën e kritikës letrare, sh. b.”Rozafa”, 2024, Prishtinë.
  • “Rrugëtimi i një bashkatdhetari”, monografi, (bashkautor me Sabit Rrustemin), sh.b. “Beqir Musliu”, 2020, Gjilan

K u r v d e s i n n g j y r a t, është përmbledhja e parë poetike e këtij autori, e cila para pak ditësh doli nga shtypi përmes shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, me të cilën poeti kësaj radhe dëshiron të komunikojë me lexuesin përmes poezisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.