UBT

Profesori në UBT, Visar Krelani doktoron në Politeknikun e Milanos

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Visar Krelani, mësimdhënës në UBT, ka mbrojtur temën dhe ka marrë titullin doktor shkence, në Politeknikun e Milanos. Ai ka doktoruar në temën “Aftësia vetëshëruese e kompoziteve të çimentos” (“Self-Healing Capacity of Cementitious Composites”), e cila është realizuar falë një bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet Politeknikut të Milanos në Itali dhe Universitetit Federal të Rio de Janeiros në Brazil.

Politekniku i Milanos, një institucion me renome të lartë në botë, këtë vit është konfirmuar në vendin e 13-të në botë në drejtimin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku ka doktoruar Krelani.

Fundamenti

Kërkimet e realizuara gjatë doktorimit ai i ka paraqitur në disa konferenca, si në SHBA, në Kanada, në Belgjikë, në Brazil, në Itali etj. Gjithashtu, ai do të vazhdojë edhe më tutje kërkimet në këtë fushë.

Visar Krelani është profesor i rregullt në Departamentin e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT. Semestrin e kaluar ai ka ligjëruar lëndën Materialet në Arkitekturë në Departamentin e Arkitekturës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.