Vdes aksidentalisht kamenicasi
Kamenicë – Një mashkull shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në mal është rrokullisur me traktor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe ekipi i mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


