Arrestohet shqiptari në Greqi, vrau dy persona në Shqipëri
Në prangat e policisë greke ka rënë një 52-vjeçar me origjinë nga Shqipëria. Sipas mediave greke, shqiptari është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e dy bashkatdhetarëve të tij në Shqipëri në vitin 2000.
Shqiptari, sipas mediave greke ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, duke u arrestuar ditën e djeshme në Messinia nga policia e Kalamatës.
Nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptari, por mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.


