ARKATANA

Dështimi i 30-të për konstituim, përsëritet skenari i LVV-së në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ka dështuar sërish, si zakonisht tashmë, konstituimi i Kuvendit.

Nga 93 deputetë sa ishin në sallë, 52 deputetë deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë. Kundër dhe abstenime nuk pati.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

KKVITI

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.