Mustafa: Kam pranuar dorëheqjen e këshilltarit Besnik Berisha
Kryeministri Isa Mustafa ka shpjeguar se pas vërejtjes së Agjencisë kundër korrupsionit, se këshilltari i tij, Besnik Berisha, ka konflikt interesi, ka pranuar kërkesën nga ky i fundit për dorëheqje nga pozita.
Mustafa këtë njoftim e bëri duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, lidhur me ankesën e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit për këshilltarin e tij, Besnik Berisha, se ka konflikt të interesit në detyrën e këshilltarit të tij.
“Është e vërtet se kam marrë kërkesën e këshilltarit Besnik Berisha që të tërhiqet nga kjo pozitë sepse ka marrë vërejtjen nga Agjencia Kundër Korrupsionit se paraqet konflikt të interesit dhe ai është angazhuar në cilësinë e ekspertit të angazhuar por do të angazhoj edhe ekspert të tjerë”, tha kryeministri.
Në Parlament është duke u zhvilluar seanca e rregullt me pyetjet e deputetëve. /Telegrafi/


