Eko Higjiena

Skenari i njëjtë – Dështon edhe sot seanca, tjetra pas dy ditësh

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Për të 29’n herë ka dështuar seanca për konstituimin e kuvendit, e cila ka ngecur te pika për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Dështoi edhe sot përpjekja që të ndërrohet votimi nga i hapur në të fshehtë. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtarë për komisionin që do ta mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Në votimin për komisionin zgjedhor “për” votuan 53 deputetë, “kundër” dhe “abstenim” nuk ka pasur.

ARKATANA

Në sallë ishin 102 deputetë.

Seanca tjetër do të mbahet më 11 qershor në ora 11:00. /GazetaExpress.