Mobi Casa

Kongresmeni Eliot Engel e quan Sudetic-in shpifës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kongresmeni Eliot Engel, bashkëkryesues i Komisionit për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan dhe miku i dëshmuar i Kosovës është personaliteti i radhës me famë dhe ndikim botëror që ka reaguar ndaj shkrimit të gazetarit Chuck Sudetic, të botuar në portalin “politico.eu”, i cili e akuzoi zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për bllokim të qëllimshëm të themelimit të Gjykatës Speciale.Kongresmeni Engel, në reagimin e botuar në po të njëjtin portal, e ka quajtur Sudetic-in shpifës.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të kongresmenit Eliot Engel:

Para pak kohësh u ktheva nga Kosova, ku u takova me udhëheqësit e vendit. Ne diskutuam konsolidimin e demokracisë në Kosovë dhe se si Freedom House i ka dhënë shtetit një vlerësim të avancuar si “demokraci parlamentare”. Ne reflektuam mbi përkrahjen e madhe të popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për dëshirën e tyre të madhe dhe të palëkundur për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Dhe ne kemi rënë dakord se, edhe pse është mjaft e vështirë, Kosova duhet të themelojë Gjykatën Speciale në mënyrë që vendi t’i jap fund akuzave nga e kaluara.

Ajo që pashë ishte një shtet në rrugë drejt një demokracie dhe më të forte, një lirie edhe më të madhe, dhe një rritje e potencialit ekonomik. Kosova ka bërë hapa të mëdhenj dhe udhëheqësit e saj po punojnë me përkushtim të madh për të shëruar plagët e vjetra, për të ndërtuar paqe me fqinjët e tyre dhe për të hapëruar së më fuqishëm drejt së ardhmes.

Eco Higjiena

Ky realitet në terren qëndron në kontrast të madh dhe të pakontestueshëm me shkrimin e Chuck Sudetic (“Huliganët që e udhëheqin Kosovën,” të botuar më 21 korrik 2015).

Ky shkrim, i mbështetur në kërcënime e shantazhime anonime, thashetheme të pabaza, dhe gënjeshtra të qarta dhe të ndyta, përbën një përpjekje transparente për t’i njollosur dhe diskredituar disa liderë kosovarë dhe për të minuar shtetin e ri, i cili po punon drejt forcimit të sundimit të së drejtës. Shumë nga akuzat në këtë artikull, të tilla si trafikimi i drogës, janë demaskuar për të satën here, madje edhe nga CIA në raportin publik të vitit 2000. Drejtësia do të vihet në vend në gjykata, e jo përmes fushatave të shpifjeve.

Ne amerikanët e dimë nga vet historia jonë se ndërtimi i demokracisë ishte diçka e vështirë që kërkon një punë me përkushtim të madh. Kosova po i tejkalon këto sfida tani, edhe pse zërat e mbërthyer nga e shkuara po punojnë për të minuar progresin e Kosovës. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dhe kampionët e lirisë në Evropë dhe gjetiu duhet të vazhdojnë të mbështesin Kosovën. Derisa shpifësit si Chuck Sudetic përsërisin të njëjtat pretendime të pabazuara, parapëlqej të punoj krah për krah me qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e zgjedhur të tyre drejt një të ardhme edhe më të ndritshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.