Uji Dea

Poezia e së dielës për fëmijë, eni të festojmë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nga Nijazi Kastrati, poezi për Ditën e fëmijëve – 1 Qershorin

Eni shokë e shoqe
Në festën tonë të bukur
1 Qershorin së bashku
Ta festojmë të lumtur.

Të kërcejmë së bashku
Këndojmë e vallëzojmë
Në kopshte e shkolla
Zëri ynë t’jehoi.

Ne jemi fëmijë
Të gjithë të njëjtë jemi
Të bardhë, të verdhë, të zi
Të njëjtat dëshira kemi.

Mobi Casa

Ndoshta s’mund flas mirë
Të shoh, dëgjoj apo çaloj
Një dëshirë si ju kam
I lumtur të jetoj!

Nga shokët mos na ndani
Në lojëra a mësime
Duam të jemi së bashku
Në festa e gëzime!

Uroj për këtë festë
Edhe për shumë të tjera,
Gjithmonë jeta juaj fëmijë
Qoftë po si pranvera!