Hidromorava

Abazi: Qeverisja Haziri vetëm të këqija i solli Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së në një konferencë për media duke folur për rolin e qeverisjes gjashtë mujore dhe punës së Asamblesë tha se qeverisja Haziri shumë të këqija i solli Gjilanit e pak të mira dominuan në këtë kohë. Abazi tha se Lutfi Haziri po e shfrytëzon Gjilanin për nevojat e tij personale duke ofruar këtu njerëz nga Tirana e ministra koti të cilët vetëm shpenzime kanë krijuar për Gjilanin. Gjilani është degraduar në çdo fushë e sektor, por ka edhe të mira në fushën e bujqësisë, administratës e shërbimeve publike tha Abazi.

Sahit Abazi është treguar kritik për punën e qeverisjes Haziri, por edhe realist për sektor të caktuar.

Abazi tha se puna e Kuvendit mund të thuhet e ishte sasiore, por për kah cilësia ka stagnuar sepse nuk janë trajtuar me kohë apo nuk i është dhënë prioritet zgjidhjes së problemeve qytetare. “Në qeverisjen gjashtë mujore kemi një ndryshim të statutit të komunës ku janë shuar drejtoria e kulturës dhe ajo e inspeksionit për çka ne si opozitë me kohë kemi kundërshtuar, derisa kemi reaguar me kohë edhe për gjendjen e rëndë në teatrin e qytetit. Qeverisja Haziri jo që nuk ofroj zgjidhje, por e thellojë dhe më shumë krizën në këtë institucion të kulturës” tha Abazi.

Duke folur për rezultatet konkrete ose ato të parealizuara të qeverisjes Haziri, Abazi tha se e kemi lumin “Mirusha” i cili është shndërruar në një serial pa fund.”Në kohën e PDK-së ka pasur investime në këtë projekt kurse në qeverisjen Haziri gjërat kanë ndryshuar dhe stagnuar. Madje do të jetë e tmerrshme kjo situatë sepse gjendja do të jetë e njëjtë edhe në vitin e ardhshëm”.

Abazi ndërkaq ka kritikuar gjendjen edhe në fushën e ndërtimit. “Jemi e vetmja komunë në Kosovë ku mund të ndërtosh si të duash dhe ku të duash. Nuk kemi asnjë rrënim apo ndërtim ilegal që nga ardhja e LDK-së në pushtet. Ndërtimet pa leje janë denoncuar nga ana e PDK-së vazhdimisht, kurse gjendja mbetet e rënduar edhe në fushën e deponive të egra të cilat po e shëmtojnë Gjilanin. Edhe lumi në Livoq është bërë i padurueshëm për banorët e asaj pjese”.

Abazi tha se është e pakuptimtë që edhe pas dy vitesh qeverisja të mos jetë e kompletuar, meqë ende po vazhdon loja me drejtorët duke e shndërruar qeverisjen në joserioze.

ARKATANA

Abazi akuzoj Lutfi Hazirin se po thërret ministra në Gjilan duke krijuar përshtypjen se po realizohen projekte e investime. “Në fakt po krijohet një mashtrim optik në sytë e qytetarëve sepse ende nga kjo qeverisje nuk kemi ndonjë investim apo projekt serioz që e kanë filluar vet”.

Duke folur për raportet e auditorit Abazi tha se ato Gjilanin e radhisin si qeverisje me probleme.

Ndërkaq dukë folur për grupin e këshilltarëve të PDK-së tha se grupi është munduar të jetë aktiv, alternativ dhe denoncues. “Kemi diskutuar e debatuar në të gjitha debatet dhe kemi iniciuar shumë probleme qytetare” tha Abazi.

Shefi i PDK-së ndërkaq duke folur për premtimet e Hazirit tha se ato ende nuk po zbatohen. “Në Gjilan jeta e njerëzve po vështirësohet dhe në njëfarë mënyre më shumë kemi të këqija e pak të mira nga kjo qeverisje. Depresioni ekonomik është dyfishuar në kohën e Lutës sepse bizneset po falimentojnë kurse Gjilani po stërmbushet me jabanxhi. Luta po e shfrytëzon Gjilanin për nevojat e bizneset e tija personale duke sjellur Ilir Metën në Gjilan i cili fare nuk është interes për Gjilanin me përjashtim që janë shpenzuar mijëra euro për pritjen e tij”.

Por Abazi në fund foli edhe për të mirat e qeverisjes Haziri. “Duhet të jemi vetëkritik sepse ka edhe punë të mira. Jemi të kënaqur me drejtorinë e bujqësisë, shërbimeve publike deri diku edhe me administratën “ tha Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.