ARKATANA

Haziri takon kreun e International City Management Association në Washington

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vazhdën e vizitës zyrtare që po realizon në SHBA, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka pasur një takim shumë miqësor dhe të frytshëm në International City Management Association (ICMA) në Washington, DC, ku u pritë nga Damian George, drejtor për Evropë dhe Euroazi, dhe David Grossman, drejtor për Programe Globale.
ICMA është organizatë e specializuar për përkrahjen e zhvillimit të qyteteve nëpër mbarë botën me një përvojë mbi njëqind vjeçare.

Gjatë takimit, nikoqirët nga ICMA njoftuan kryetarin Haziri në lidhje me programet zhvillimore dhe përkrahëse që po zhvillojnë nëpër shume vende të botës që janë në tranzicion ose në zhvillim e sipër.

Kurse, nga ana e tij, Haziri i njoftoi përfaqësuesit e lartë të ICMA-së me prioritet e qeverisjes lokale në Gjilan si dhe zhvillimet më të rëndësishme të qeverisjes lokale në nivel të Kosovës.

Nga ICMA, Haziri mori mbështetje të plotë për fillimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjilanit dhe ICMA në Washington DC, në realizimin e disa projekteve që konsiderohen me prioritet për qeverisjen lokale në Gjilan, siç është përgatitja e strategjisë për partneritet publiko-privat për projektin e trafikut urban, ofrimin e ndihmës së ekspertëve të ICMA në fushën e menaxhimit dhe reformës së qeverisjes lokale, inkuadrimin dhe përkrahjen e Komunës së Gjilanit në projekte bashkëpunuese ndërkombëtare e veçanërisht me qytete në SHBA, si dhe trajnime në ngritjen e kapaciteteve profesionale në menaxhimin e lokal.

Mobi Casa

Haziri dhe përfaqësuesit e ICMA u dakorduan që të bashkëpunojnë edhe në fillimin e një pilot programi për ndërtimin e strategjive investuese në projekte infrastrukturore në Gjilan.

“Ne e shohim bashkëpunimin me ICMA si një mundësi shumë të mirë për realizimin e prioriteteve tona në qeverisjen e Gjilanit, gjithmonë duke i ofruar shërbime më kualitative qytetarëve tanë,” ka thënë Haziri. Ndërsa, Faton Bislimi, ligjërues në Universitetin e Albertës, dhe Xhevat Latifi nga Qendra e Kosovës për Politika Publike, që shoqëronin Hazirin në këtë takim, folën për rëndësinë e fushës së zhvillimit ekonomik lokal dhe atë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe shoqërisë civile.

Në fund, z. Grossman dhe z. George kanë shprehur përkushtimin e tyre dhe të ICMA-s për të filluar menjëherë bashkëpunimin me Gjilanin dhe kanë falënderuar të pranishmit e veçanërisht kryetarin Haziri për angazhimin e tij të parezervë në këtë drejtim.

Ata po ashtu e kanë ftuar kryetarin Haziri që të jetë prezentë në konferencën vjetore ndërkombëtare të ICMA-s, e cila, do të mbahet në Seattle, SHBA në shtator 2015./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.