Tuna ka gati dy projekte
Këngëtarja e famshme Altuna Sejdiu, e njohur me emrin artistik Tuna, duket se do të jetë shumë aktive edhe këtë verë.
Pas dominimit në vitin e kaluar me “MMV” në bashkëpunim me Ghetto Geasyn dhe hitit të para dy viteve me të dashurin e saj Cozman, “Fenix”, këngëtarja shumë shpejt do të sjellë dy projekte të reja me videoklipe.
Të dy projektet këngëtarja i ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, por koha.net ka siguruar informata në lidhje me detajet e tyre.
“Holla” është projekti i saj me Cozmanin që do të lansohet shumë shpejt. “Ky videoklip është xhiruar në bregdetin e Jugut të Shqipërisë. Xhirimet e videoklipit tashmë kanë përfunduar”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.
Edhe kënga e saj e dytë do të jetë në duet. Ajo, ditë më parë ka paralajmëruar bashkëpunimin me hip-hop artistin e famshëm amerikan, Fatman Scoop, dhe tani koha.net merr vesh se edhe xhirimet e këtij klipi kanë përfunduar.
Për dallim nga videospoti me Cozmanin, bashkëpunimi me Fatman Scoopin është realizuar në Strugë.
“Ky projekt pritet të dalë pas bashkëpunimit me Cozmanin edhe pse është xhiruar më herët. Kënga do të jetë e veçantë dhe është e dedikuar për tregun amerikan, ku këngëtarja shpreson të futet”, ka thënë burimi i portalit.
Ambiciet e këngëtares për depërtim në tregun ndërkombëtar i kishte paralajmëruar edhe kënga “Nobody There” të cilën këngëtarja shqiptare e solli në gjuhën angleze para pak kohësh.
http://koha.net/?id=28&l=67216


