United Hospital

Në Universitetin Publik të Gjilanit mbahen provimet pranuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në të gjitha fakultetet e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” u mbajtën provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2015/2016.

Për të parë nga afër këtë proces, Naim Syla,U.D. i rektorit në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, së bashku me stafin tjetër të menaxhmentit, i ka vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë.

Naim Syla, ka uruar studentët e ardhshëm që të kenë sukses në regjistrim dhe mbarimin e studimeve. Gjithashtu studentët e rinj që kanë shpreh interesim për të studiuar në Universitetin “Kadri Zeka”, i ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka uruar ata duke ju dëshiruar suksese në testin pranues.

Kurse Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm në Universitet, tha se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Fundamenti

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë, në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës.

Ndërkohë, në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” rezultatet e provimit pranues do të shpallen më datë 22 korrik 2015.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 23-25 korrik 2015. Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Ankesat do të shqyrtohen me datë 27. 07.2015. Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë 29 korrik 2015./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.