Eko Higjiena

Zemaj: Pa marrëveshje politike, nuk ka as kryetar të Kuvendit dhe as të Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se është e rëndësishme të potencohet se pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje të kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë.

Zemaj tha tutje se qëndrimi i LDK-së është i qartë dhe se kanë ofruar zgjidhje që ndonëse është kalimtare, është e domosdoshme.

“Është me rëndësi të potencohet se pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje as të kryetarit të Kuvendit, dhe as të Qeverisë së re”, tha ai.

Hidromorava

Zemaj duke folur për takimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani me përfaqësues partiakë tha se roli i presidentes është të bëj konsultime të ndryshme me qëllim të formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Ai po ashtu përmendi rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme në vend dhe kjo sipas tij është në ndërgjegjen e partisë së parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë. /Telegrafi/