ARKATANA

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në Zhiti e Budrikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Budrikë dhe në Zhiti, projekte këto që financohen nga buxheti komunal. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është shprehur se po nisin sot këto dy projekte në Budrikë dhe në Zhiti, për të vazhduar edhe nesër e pasnesër në Tërpezë, Ramnishtë, Beguncë e Pozheran, duke u konkretizuar edhe shumë projekte të tjera që janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti kalendarik.

Haliti ka uruar banorët e këtyre dy lokaliteteve për asfaltimin e rrugës, duke premtuar edhe realizim të projekteve të tjera në të ardhmen që do të identifikohen nga banorët si projekte të domosdoshme.

Abdyl Mustafa përfaqësues i fshatit Budrikë, ka theksuar se projekti i asfaltimit të rrugës dhe zgjerimi i saj, ka qenë nevojë e kahershme e këtij fshati.

Eco Higjiena

Edhe përfaqësuesi i fshatit Zhiti Kerim Ferati, është shprehur falënderues për gatishmërinë e autoriteteve komunale që i kanë dhënë mbështetje projektit të asfaltimit të rrugës, ngase ajo ishte asfaltuar para 30 vjetësh dhe ishte mjaftë e dëmtuar.

Në Budrikë rruga do të zgjerohet, asfaltohet në gjatësi prej mbi 1.700 metrash, nëpërmes së cilës do të bëhet ndriçimi publik.

Ndërsa rruga Zhiti-Ballancë po ashtu do të zgjerohet dhe kap një gjatësi prej 3.500 metrash. Delegacioni i komunës i përbërë nga kryetari i komunës dhe drejtorë të drejtorive, kanë inspektuar edhe punimet në shkollën fillore të fshatit Ballancë, si dhe punimet e rrugës Viti-Ramnisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.